Në Kosovë  165415 auto të  regjistruara

Pas luftës, fshatrat dhe qytetet e
Kosovës janë vërshuar nga autovetura të të gjitha llojeve. Është theksuar se një pjesë e   madhe e autoveturave
janë shumë të vjetra e janë sjellë këtu pas skadimit të afatit   të përdorimit në shtetet perëndimore, sidomos në
Gjermani  dhe në Zvicër.  Qendrat e regjistrimit të autove kanë njoftuar se deri nga mesi i majit, në Kosovë janë
regjistruar gjithsej 165475 automobila. Qytetarët serbë janë lejuar nga Adiministrata  Ndërkombëtare të bëjnë
regjistrimet  e veta në lokalitetet, të cilat njihen si enklava të  kontrolluara nga ky minoritet.  Organet e shërbimeve
policore  kanë njoftuar se janë vënë re raste të falsifikimit të numrave të veturave, të cilat janë sjellë në Kosovë pasi
 janë kontrabanduar nga shtetet  perëndimore. Konfiskimi i tyre do të vazhdojë, është njoftuar nga organet policore.
 
 

Zgjedhjet më 17 nëntor, me sistem proporcional

Zgjedhësit në Kosovë do të dalin në vendvotime më 17 nëntor 2001. Partitë politike, koalicionet dhe iniciativat qytetare
do të kenë rast të paraqiten me alternativat e tyre në një  fushatë, e cila, për të ardhmen më të mirë të Kosovës, do të
ishte me interes të jetë e qetë dhe  e kulturuar. Vetë grupet politike mund të  japin një kontribut shumë të madh duke
respektuar kriteret e fushatës zgjedhore.  Përmes zgjedhjeve parlamentare, do të  zgjedhen 100 parlamentarë. Minoritetet
do  të mund të fitojnë 20 vende, që përbën mbi  15 për qind të elektoratit të përfaqësuar.  Zyrtarët e OSBE-së kanë
theksuar  se në  Kosovë do të përdoret sistemi proporcional  i zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, përkrahen
partitë e vogla, të cilave u jepet më shumë  shans për të qenë pjesë e Parlamentit të  ardhshëm të Kosovës.
 

www.llapi.de              www.besiana.de                www.jushi.de
info@llapi.de              info@besiana.de               info@jushi.de

1999 & 2000 & 2001