Fehmi Agani u vra tash dy
vjet nga kriminelet serbe. Porse, "prapa la vazhden e ndritur q'e hapi
me shpirtin fatos", siç do te thoshte Poeti, Ja nje veper qe peshon
barabar ne boten intelektuale-shkencore, ne fushat
me interes te ve~ante te
shkencave shoqerore, te sociologjise, te sociologjise politike dhe te filozofise
se politikes, dhe ne jeten shoqerore, ne reaJitetin tone, ne lirine tone
| Midis veprimeve intensive shoqerore qe ka ushtruar Fehmi
Agani dhe bindjeve e ideve
te krijuara e te shprehura ne veprat e tij ka ekzistuar nje perputhje e shkalles se larte, madje mund te thuhet se keto dy aspekte te jetes se tij kane qene vazhdimisht te lidhura shume ngushte nder vete,vazhdimisht e kane ushqyer njeritjetrin. Me kete dua te theksoj se Fehmi Agani ishte nje personalitet i integruar e koherent intelektual e njerezor,ne te cilin krijuesi dhe morali bashkeshkriheshin si rralle e tek. Ne jeten arsimore, kulturore e publike shqiptare akademik Fehmi Agani eshte i njohur qysh para Plenumit te Brioneve te vitit 1966. Ai dhe intelektualet jo te shumte te asaj kohe u perpoqen qe energjite shoqerore te çliruara ne ate kthese t'i perudhnin ne rruge pozitive dhe ndertuese. I formuar ne traditat e medha te humanizmit e te mendimit shoqeror,me synim themelor çlirimin e njeriut, profesor Fehmi Agani ngulte kembe ne kerkimin e hapesirave te reja per zgjerimin e te drejtave shoqerore e kombetare te shqiptareve me synim barazimin me te tjeret ne ish-Jugosllavi. Kerkonte rruge per zgjerimin e hapesires se lirise e te ndertimit shoqeror, shpaloste vizionin emancipues, ndertues, çlirues, me largpamjen e perpjekjet per t'i drejtuar veprimet e zhvillimet ne ate fryme e vizion, gjithe duke e ditur se fjala ishte per nje proces. Ndarjet dhe ripushtiet e hapesirave shqiptare nga sllavet e te tjeret ne Lufterat Ballkanike Fehmiu i shihte si nje prej burimeve kryesore per tragjedite, shkaterrimet, gjenocidet e ricikluara ne Kosove dhe ne viset shqiptare te ish-Jugosllavise, burime te pabarazive dhe te padrejtesive te skajshme, te dyfishuara dhe me faktin se edhe me vete shoqeria e imponuar jugosllave |
![]() |
www.llapi.de
www.besiana.de
www.jushi.de
info@llapi.de
info@besiana.de
info@jushi.de
1999 & 2000 &
2001