POEZI  TË DIN MEHMETIT
 

SYTË QË SHKREPIN DASHURI
      nga Din Mehmeti
 M'janë shkimë dritat e syve të gjallë
kthinave të mbrëmjeve luginave të nxira
e vragëve të fëtyrës së shterrur
derdhi pust e fryrë të shpiertit
në shtratin ku të rrita ,o fëmij.

--Eja ,biro,
të mbledhi rreth stomit të gjinjëve të brenjtur,
ti ngrohu brinjët e kërrusura
ulrimave të fërfëllazave të mallkuara
eja,bir-o,ta ndijë gjakun duke vluar!...

Eja në dashurinë e thithmave të rjepur
se me dhëmbë të rinjë në gjakë mi i ke skurruar
e kurr s' të kam terratuar ballin
me shuplak mallkimi
e kurr s'të kam shkrumuar jetën me
me nam e rredhime,
eja bir-o,ta ndijë gjakun duke të vluar!...

Të kam përkundur buz vatrës
nën flaken e zbeht të një une
e shpesh kamë ikur përrenjve
me djepin tand ngarkuar
në tojt e një plunge.

Eja,bir-o,ta ndij gjakun duke vluar!...
bregores sime të lulëzuar
eshtërat le të më kallen nur
për tokë e diell
se në sytë e tu që shkrepin dashuri
është gjaku i vatres së re
duke vluar...

KËNDO OSE VDIS PA KLITHMË
nga Din Mehmeti
Bëhu i blertë si unë
më tha bari një natë

këndo derisa të vallzojn yjet
rreth diellit

si fëmijët rreth zjarrit në tokë
e pastaj dëgjo oshtimën
pa fjalë nër botë

lart do të mbesin kodrat duarthatë
e gurë breg rrugëve në  mendime çarë

Këndo derisa të pëlcasiësh
si kripa në flakë
vajto po të duash

kosave të egra s'do të mundesh t'u ikësh kurrë
kur çmenden kohërat në furtun...

Bari ma tregoi ëndrrën e vet:
--majet më të larta e hëngrën qiellin
                                                          e zjarrtë

e shteku i rrezeve kërkon veten në breg...
e bregu bregun pas bregut në breg....

I bukur është vetem zogu në fluturim
që me puhin e krahëve të rreshk

këndo ose vdis pa klithmë.....



 

Se pari mire se ju gjen kjo leter e imja dhe deshiroj qe nepermes kesaj letre tua dergoi nje poezi per Komandant Drinin
, ju kisha lutur nese keni mundesi me qit ne web faqen e juaj ku jan poezit per Kosoven.
Ju jam shume mirenjohes nese e qitni kete vjersh ne faqen e internetit.Ju faliminderit.

KOMANDANT  DRINI

(EKREM REXHA)

 Mu duke se yjet u bën zjarrë,

Mu duke se dielli u shua në atë anë,

Mu dukë se jeta u shëndrrua në varrë,

Kur dëgjuam se Drinin e vranë.

 Ditë e paharruar, u bë 8 Maji,

Se na vrran lulen më të mirë,

Gjithë Kosovën e mori vaji,

Mëngjesi kur e agoi.

 U hap një lajmë në mes të botës,

Prizrenit iu se po ënderron,

Kur, I vrran trimin e Kosovës.

 Drinin asgjë nuke frigonte,

Por, luftonte ditë e natë,

Hija e tij gjithkund gjarpëronte,

Për Kosovë u hodh në shtrëngatë.

 Pa ty na duket si pa atdhe,

Mbetëm si gjethe që fërfillin në erë,

Mbetëm si guri ngulur në dhe,

Si klithmë nate që ushton derë më derë.

 Ne gjithmonë do të kujtojmë,

Nga ai qast kur na le ti,

Në heshtje jeta do të na shkoi,

Lot ofshamje e vetmi.

 O i poshtër, gjakatarë

Nënës ia plase zemrën n'gji,

Pse birin ia vrave,

Kosovën qe ta vesh në zi.

 Qofsh mallkuar o gjakatarë,

Drini ishte krenari e jona,

Ishte vërtet  pishtar,

I Prizrenit ei trojeve tona.

 Për Komandant Drinin,

Të gjithë jemi krenarë,

Se ka qenë dhe mbetet bir,

I popullit shqipëtar.

Oj Kosovë shtrengoje n'gji,

Këtë trim e djalë të ri,

Emrin EKREM REXHA

Do t'ja bëjm dritë n'errësir.
 

Shkruar dy ditë pas vrasjes së Komandant Drinit

Shkruar nga Kushtrim Gashi


KOSOVË DASHURIA  IME
-----------------------------------------

rrugëve e skutavë në metropolet  e tua
nuk dijë ku ta mshef kët trupë.

Sa herë më Zbardh agimi
me syt e mij  të kuq,
thua se nata nuk ka fund .

Dhe unë ëndrroj mbëramjen
me gjumë të rehatshëm,
por asesi të më zbardhen sytë.

Gjaku im më vlon
mëngjeset më zbardhin,
e unë nuk e dijë dilemën,
A jam ende biri i  juaj
apo i metropoleve.

A thua më përcjell urata
apo mallkimipse të  braktisa
KOSOVË DASHURIA IME
10:03:93



KOSOVËS
-------------------------------

Eci trotuarevë  në  qytetet e Evropës
nuk dijë ku ta vë këmbën
e nuk dijë ku ta lë mërzin,
një mall me  vete e barti
e Kërkoj një diell .
Se jeta hecë
që  edhe unë të ngrohem
se jeta edhe mua më  takon.
Atdhe kur të ngroh dielli ?
më thuaj emrin SHQIPËRI,
ta them mbiemrin KOSOVË.
10:03:93



ËNDËRR E NDALUAR
---------------------------------

Tër bota e pret ë
që Ora të bëj tik tak
Agu  si do të  jetë
shumë  vite kaluan
ditët me shekuj u matë
njerzit me numra matematikor
para Agut Tragjedi  PSE?
Sa fjal thonë  Agu nuk do të  vijë
MITROVICËN  Tmerri duhet ta mbaj
kur do të  ndalen Fjalët?
Mëngjesi   afrohet
Pritja e Madhe vazhdon
A thua MITROVICA  do të  Buzqeshë?
A thua KOSOVA do të  jetë  jo vetë m Emër
HISTORIA DO TË NA GJYKOJ .

22.04.2000
Jahja Gashi  alias   JUSHI
 


DESING JUSHI : 04.2000